KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

CNN: Forcat amerikane gati ta sulmojnë Iranin brenda 96 orësh nëse jep urdhër Trumpi

CNN: Forcat amerikane gati ta sulmojnë Iranin brenda 96 orësh nëse jep urdhër Trumpi

Forcat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme janë të përgatitura të nisin operacione të gjera luftarake kundër Iranit brenda 96 orëve nga marrja e një urdhri nga presidenti Donald Trump.

Sipas burimeve të CNN, Uashingtoni ka dislokuar forca të mjaftueshme në rajon për një fushatë që shkon përtej goditjeve të kufizuara.

Lista e objektivave të përgatitura nga CENTCOM-i dhe Pentagoni përfshin infrastrukturën energjetike, bazat ushtarake dhe objektet bërthamore iraniane, teksa vendimi i Trumpit pritet më së shumti pas zgjedhjeve të mesmandatit në ShBA, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Inteligjenca amerikane paralajmëron se Irani dhe rebelët Huthi do të kundërpërgjigjen menjëherë ndaj personelit dhe bazave të ShBA-së në rajon nëse sulmohen të parët.

Për shkak të këtij rreziku, Uashingtoni ka nisur tërheqjen e heshtur të stafit diplomatik jothelbësor, duke nisur nga Ambasada në Riad, si dhe ka pezulluar dërgimin e trupave jo thelbësore në rotacionin e radhës.

Ndërkohë, ushtria amerikane po ruan lirinë e lundrimit dhe pastron minat në Ngushticën e Hormuzit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.