Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava.
Gjatë takimit, Tërnava e uroi presidenten për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare dhe ruajtjen e traditës së tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë në shoqërinë kosovare.
“Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në promovimin e harmonisë ndërfetare dhe në forcimin e vlerave të solidaritetit, paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve. Ajo theksoi se bashkëjetesa ndërfetare dhe respektimi i diversitetit janë vlera të rëndësishme të shoqërisë së Kosovës dhe pjesë e identitetit të saj qytetar, të cilat duhet të ruhen e të kultivohen edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

