Një person i dyshuar për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile është ndaluar dje në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti lidhet me periudhën e vitit 1999 në Prishtinë dhe Viti.
I dyshuari, shtetas kosovar, është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

