Ndërmarrja Publike Trainkos ka njoftuar se sot, më 26 tetor, mund të ketë vonesa në qarkullimin e trenave në relacionin Prishtinë-Pejë, për shkak të protestës së paralajmëruar nga punonjësit e Infrakosit.
Sipas njoftimit të Trainkos-it në Facebook, treni i rregullt me numër 4201 do të niset nga stacioni i Prishtinës sipas orarit të paraparë.
Megjithatë, nga stacioni i Fushë Kosovës deri në stacionin e Pejës, udhëtimi pritet të pësojë vonesë prej rreth 60 minutash, si pasojë e protestës.
“Trainkos Sh.A. kërkon mirëkuptimin e udhëtarëve për këtë situatë dhe shpreh përkushtimin për ofrimin e shërbimeve të transportit hekurudhor, në përputhje me kushtet dhe mundësitë operative. Për çdo paqartësi eventuale, udhëtarët ftohen të përcjellin njoftimet zyrtare të ndërmarrjes”, thotë ndërrmarja./Klankosova.tv

