KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit: Sonte ndahet Topi i Artë – Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit: Sonte ndahet Topi i Artë – Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë për vitin 2026 do të mbahet të hënën, më 26 tetor, në Londër të Anglisë, për herë të parë në histori, në edicionin e 70-të të çmimit më prestigjioz individual në futboll.

Ceremonia do të zhvillohet në teatrin London Palladium, duke filluar nga ora 21:00 sipas kohës së Evropës Qendrore. Prezantues të mbrëmjes do të jenë legjenda e futbollit Thierry Henry dhe gazetarja sportive Kate Scott.

Topi i Artë u krijua nga revista France Football në vitin 1956 dhe vlerëson futbollistët më të mirë në botë për paraqitjet e tyre gjatë periudhës përkatëse.

Përveç çmimeve kryesore për futbollistët dhe futbollistet më të mira, gjatë ceremonisë do të ndahen edhe çmimet për talentin e ri të vitit, portierin më të mirë, trajnerin më të mirë, klubin më të mirë dhe sulmuesin më të mirë, në kategoritë e meshkujve dhe femrave.

Gjithashtu do të ndahet edhe çmimi “Socrates”, i cili vlerëson angazhimin në nisma solidariteti dhe kauza shoqërore.

Në listën e kandidatëve për Topin e Artë për meshkuj janë përfshirë emra të mëdhenj të futbollit botëror, si Lionel Messi, Kylian Mbappe, Erling Haaland, Lamine Yamal, Ousmane Dembele, Vinicius Junior, Harry Kane dhe Jude Bellingham.

Paris Saint-Germaini përfaqësohet nga disa futbollistë, përfshirë Dembele, Achraf Hakimi, Khvicha Kvaratskhelia, Marquinhos, Nuno Mendes, Joao Neves, Willian Pacho, Fabian Ruiz dhe Vitinha.

Në garë janë edhe Rodri, Declan Rice, Bruno Fernandes, Luis Diaz, Michael Olise, Lautaro Martinez, Sadio Mane dhe shumë yje të tjerë të futbollit evropian e botëror.

Lista e plotë e kandidatëve për Topin e Artë 2026

Jude Bellingham (Angli, Real Madrid)

Pau Cubarsi (Spanjë, Barcelona)

Marc Cucurella (Spanjë, Chelsea/Real Madrid)

Ousmane Dembele (Francë, Paris Saint-Germain)

Luis Diaz (Kolumbi, Bayern Munich)

Bruno Fernandes (Portugali, Manchester United)

Gabriel (Brazil, Arsenal)

Erling Haaland (Norvegji, Manchester City)

Achraf Hakimi (Marok, Paris Saint-Germain)

Harry Kane (Angli, Bayern Munich)

Khvicha Kvaratskhelia (Gjeorgji, Paris Saint-Germain)

Lamine Yamal (Spanjë, Barcelona)

Sadio Mane (Senegal, Al-Nassr)

Marquinhos (Brazil, Paris Saint-Germain)

Lautaro Martinez (Argjentinë, Inter)

Kylian Mbappe (Francë, Real Madrid)

Nuno Mendes (Portugali, Paris Saint-Germain)

Lionel Messi (Argjentinë, Inter Miami)

Joao Neves (Portugali, Paris Saint-Germain)

Michael Olise (Francë, Bayern Munich)

Willian Pacho (Ekuador, Paris Saint-Germain)

Julian Quinones (Meksikë, Al-Qadsiah)

Declan Rice (Angli, Arsenal)

Rodri (Spanjë, Manchester City/Barcelona)

Fabian Ruiz (Spanjë, Paris Saint-Germain)

William Saliba (Francë, Arsenal)

Ferran Torres (Spanjë, Barcelona/Paris Saint-Germain)

Dayot Upamecano (Francë, Bayern Munich)

Vinicius Junior (Brazil, Real Madrid)

Vitinha (Portugali, Paris Saint-Germain)./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.