KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

VLEN: Urime Koalicionit Shqiptar për rezultatin e arritur, përshëndesim ndryshimin politik në Serbi

VLEN: Urime Koalicionit Shqiptar për rezultatin e arritur, përshëndesim ndryshimin politik në Serbi

VLEN ka uruar Koalicionin Shqiptar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Nga VLEN thonë se ky sukses dëshmon se shqiptarët arrijnë më shumë kur bashkohen rreth interesit të përbashkët.

“Përshëndesim ndryshimin politik në Serbi dhe fitoren e Listës Studentore. Presim që qeveria e re të formohet sa më shpejt, të respektojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës dhe t’i japë fund diskriminimit sistematik, përfshirë pasivizimin e adresave. Me Vuçiqin në opozitë, duhet të marrë fund praktika e represionit shtetëror ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Po ashtu, presim që ndryshimi në Beograd të hapë një faqe të re në marrëdhëniet mes vendeve të rajonit dhe të forcojë bashkëpunimin në kuadër të Procesit të Berlinit, me synim integrimin në Bashkimin Evropian.

Shpresojmë që qeveria e re e Serbisë të gjejë forcën dhe vullnetin politik për dialog e bashkëpunim me Republikën e Kosovës. Një dialog mes të barabartëve, që duhet të kulmojë me njohjen reciproke mes dy shteteve të pavarura”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.