KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kamberi: Kemi siguruar dy mandate, jemi në garë për të tretin

Kamberi: Kemi siguruar dy mandate, jemi në garë për të tretin

Shaip Kamberi, bartësi i listës së “Koalicionit Shqiptar” në Luginën e Preshevës ka bërë të ditur se, sipas rezultateve preliminare, ky koalicion ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë dhe është në garë për një mandat të tretë.

Përmes një reagimi, ai ka njoftuar se koalicioni ka marrë 27.230 vota, të cilat, pas aplikimit të koeficientit prej 35 për qind për pakicat kombëtare, japin një vlerë llogaritëse prej 36.761 votash.

Bartësi i listës e ka cilësuar këtë rezultat si një arritje historike për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz”, ka shkruar ai transmeton Klankosova.tv.

Ai ka falënderuar qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për besimin, subjektet politike për bashkimin, si dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për angazhimin e tij.

“Bashkë në zgjedhje, bashkë në përfaqësim, bashkë për të drejtat tona!”, përfundon reagimi i tij.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.