KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zgjedhjet në Serbi, Mehmeti: Shqiptarët janë në pritje të deputetit të tretë

Zgjedhjet në Serbi, Mehmeti: Shqiptarët janë në pritje të deputetit të tretë

Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti pritet të jenë dy deputetët shqiptarë që do ta përfaqësojnë Luginën e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, bazuar në rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare.

Visar Mehmeti ka thënë se mobilizimi i shqiptarëve në këto zgjedhje ka qenë i jashtëzakonshëm, duke veçuar edhe angazhimin e bashkatdhetarëve që jetojnë në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur se shpresojnë të sigurojnë edhe një mandat të tretë për përfaqësuesit shqiptarë.

“Mobilizimi ka qenë i paparë deri në këto momente, si asnjëherë më parë, duke pasur parasysh edhe mobilizimin e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Kosovë. Kështu që, si koalicion, jemi në pritje ndoshta edhe të mandatit të tretë”, ka deklaruar Mehmeti në një intervistë për Noval Media.

Sipas tij, përfaqësimi më i madh shqiptar në Kuvendin e Serbisë do të mundësojë që problemet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës të adresohen me më shumë forcë.

Mehmeti ka theksuar se me një deputet ka qenë shumë e vështirë të shtyhen përpara çështjet e shqiptarëve, ndërsa me dy përfaqësues situata mund të jetë më e favorshme. Nëse sigurohet edhe mandati i tretë, ai vlerëson se mundësitë për të ndikuar në proceset politike do të jenë edhe më të mëdha.

“Ne i kemi hallet tona të përditshme, të cilat na preokupojnë çdo ditë dhe për të cilat e kemi ngritur zërin. Mirëpo, këtë herë jemi më shumë zëra dhe patjetër që ndikimi do të jetë më i madh”, ka thënë Mehmeti.

Ai e ka vlerësuar si zhvillim pozitiv mundësinë e ndryshimit të qasjes ndaj shqiptarëve në Serbi, pas më shumë se 14 vjetësh të asaj që e ka cilësuar si regjim.

Megjithatë, Mehmeti ka bërë thirrje për kujdes dhe për të mos krijuar pritje të tepruara, duke theksuar se mbetet të shihet se si do të zhvillohen proceset e ardhshme, përfshirë edhe çështjen e listës së studentëve.

Përfaqësimi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë mbetet një çështje e rëndësishme për Luginën e Preshevës, ku qytetarët vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre politike, ekonomike dhe të të drejtave të komunitetit shqiptar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.