KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vuçiq humb zgjedhjet, por a po heq dorë Serbia nga politika e destabilizimit?

Vuçiq humb zgjedhjet, por a po heq dorë Serbia nga politika e destabilizimit?

Hulumtuesi i jashtëm në Institutin Octopus, Gurakuç Kuçi, vlerëson se humbja e Aleksandër Vuçiqit mund të hapë rrugën për ndryshime politike në Serbi, por thekson se qëndrimi i Beogradit ndaj Kosovës dhe vendeve fqinje duhet të vlerësohet përmes veprimeve konkrete.

Kuçi ka analizuar zhvillimet politike në Serbi dhe ndikimin e tyre të mundshëm në sigurinë e Ballkanit Perëndimor, duke vënë në pikëpyetje nëse ndryshimi politik në Beograd mund të shënojë fundin e politikës së destabilizimit.

Kuçi në analizën e publikuar në X, thekson se një ndryshim pas më shumë se një dekade të dominimit politik të Aleksandër Vuçiqit do të kishte rëndësi jo vetëm për Serbinë, por edhe për rajonin.

Sipas tij, qëndrimi i lëvizjes studentore ndaj Kosovës, megjithëse nuk dallon thelbësisht nga pozicioni tradicional i Serbisë për pavarësinë e saj.

Kuçi vlerëson se shmangia e çështjeve të ndjeshme të politikës së jashtme mund të ketë qenë një strategji për të bashkuar qytetarët rreth luftës kundër korrupsionit, autoritarizmit dhe kapjes së shtetit.

Për këtë arsye, ai thekson se lëvizja studentore nuk duhet të barazohet automatikisht me regjimin e Vuçiqit, por as nuk duhet të supozohet se ndryshimi i pushtetit do të sjellë vetvetiu ndryshim të politikës serbe ndaj Kosovës.

Regjimi i Vuçiqit ka përdorur nacionalizmin, tensionet me Kosovën dhe retorikën kërcënuese si instrumente të pushtetit politik, thotë Kuçi.

Ai po ashtu vlerëson se dobësimi ose largimi i Vuçiqit nga pushteti mund të krijojë mundësi për një qasje më pak konfrontuese të Serbisë ndaj vendeve fqinje.

Megjithatë, ai nënvizon se prova e vërtetë e ndryshimit nuk qëndron vetëm te demokratizimi i brendshëm i Serbisë, por edhe te mënyra se si Beogradi sillet ndaj shteteve të tjera të rajonit.

Për Kosovën, sipas Kuçit, ndryshimet politike në Beograd duhet të maten përmes veprimeve konkrete dhe jo vetëm deklaratave elektorale.

Kuçi vlerëson se rënia e Vuçiqit mund të shënojë fillimin e fundit të një modeli politik të lidhur me destabilizimin, por vetëm politikat që do të pasojnë do të tregojnë nëse ky model ka marrë vërtet fund.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.