KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bashkëpunëtori i epokës së Millosheviqit dështon në zgjedhje, Daçiq rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit të Serbisë

Bashkëpunëtori i epokës së Millosheviqit dështon në zgjedhje, Daçiq rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit të Serbisë

Lista e Ivica Daçiqit, sipas rezultateve preliminare, ka mbetur nën pragun zgjedhor prej 3 për qind në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Sipas të dhënave të publikuara në rezultatet preliminare, lista e tij ka marrë rreth 2.9 për qind të votave, rezultat që, nëse konfirmohet pas numërimit përfundimtar, do ta linte jashtë Kuvendit të Serbisë.

Daçiq, një nga figurat e njohura të politikës serbe dhe lider i Partisë Socialiste të Serbisë, ka qenë për vite me radhë pjesë e skenës politike dhe e pushtetit në vend.

Gjatë fushatës zgjedhore, ai tërhoqi vëmendje edhe me deklaratën se “flamuri serb do të valojë në Prizren”, një pretendim që nxiti reagime për shkak të mesazhit politik që përcillte.

Megjithatë, deklarata e tij dhe rezultati zgjedhor janë dy çështje të ndara. Mbetet të shihet nëse rezultatet përfundimtare do ta konfirmojnë dështimin e listës së tij për ta kaluar pragun zgjedhor. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.