KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Shumë njerëz bëjnë të njëjtat gabime gjatë përgatitjes së lakrës turshi – shenjat që tregojnë se nuk duhet ta hani

Shumë njerëz bëjnë të njëjtat gabime gjatë përgatitjes së lakrës turshi – shenjat që tregojnë se nuk duhet ta hani

Me afrimin e dimrit, shumë familje përgatisin lakrën turshi për ta ruajtur gjatë muajve të ftohtë.

Megjithatë, disa gabime gjatë procesit të fermentimit mund të ndikojnë në cilësinë e saj dhe ta bëjnë të papërshtatshme për konsum.

Sipas shërbimit këshillues të Universitetit Shtetëror të Oregonit (OSU), problemet më të shpeshta lidhen me sasinë e pamjaftueshme ose shpërndarjen e pabarabartë të kripës, temperaturën e lartë dhe kontaktin e lakrës me ajrin.

Foto ilustruese

Lakra që zbutet nuk është domosdoshmërisht e rrezikshme për t’u ngrënë, nëse ka aromë dhe shije normale të thartë.

Ndërsa lakra që bëhet e rrëshqitshme dhe e qullët duhet të hidhet, pasi kjo mund të jetë shenjë e prishjes.

Ngjyra rozë mund të shkaktohet nga majatë ose pigmentet natyrore të lakrës dhe nuk nënkupton gjithmonë se ajo është e prishur.

Megjithatë, errësimi mund të lidhet me gabime gjatë përgatitjes ose ruajtjes, ndaj është e rëndësishme të kontrollohen edhe shenjat e tjera.

Një shtresë e bardhë në sipërfaqe mund të shfaqet kur lakra nuk është mbuluar mirë nga lëngu, teksa myku dhe kalbëzimi kërkojnë kujdes të veçantë.

Nëse ka shumë myk, këshillohet të hidhet e gjithë sasia.

Për të ruajtur cilësinë e lakrës turshi, rekomandohet përdorimi i sasisë së duhur të kripës, ngjeshja e mirë e lakrës në enë dhe mbajtja e saj plotësisht nën lëng.

Fermentimi duhet të bëhet në një temperaturë prej rreth 21–24 gradë Celsius, larg dritës së drejtpërdrejtë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.