KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Serbët e Kosovës “turren” për të votuar në zgjedhjet e Serbisë (VIDEO)

Serbët e Kosovës “turren” për të votuar në zgjedhjet e Serbisë (VIDEO)

Mijëra serbë nga Republika e Kosovës, në mënyrë të organizuar shkuan sot në Serbi për t'u bërë pjesë e procesit zgjedhor.

Si pasojë e fluksit të madh të kalimeve, në pikat kufitare veçmas në Jarinje, Bërnjak, e Merdarë, u krijuan kilometra të gjata automjetesh.

Komisioni i zgjedhjeve në Beograd njoftoi se serbët nga Kosova , mund të votonin në katër komuna në kufi me Republikën e Kosovës në Rashkë, Kurshumli, Tutin, e Vranjë.

Nga Kosova, shkuan për të votuar në Serbi, edhe kryetarë të komunave kosovare, e deputetë të Republikës së Kosovës, të cilët kryesisht vijnë nga Lista Serbe.

Edhe ish-kryetar i këtij subjekti, Goran Rakiq, që u arratis në Serbi, pasi që kërkohet nga autoritetet në Kosovë, lidhur me barrikadat në veri në vitin 2022 u pa duke votuar këtë të diele.

Detajet i kuptoni në kronikën e mëposhtme:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.