KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shqiptarët e Luginës synojnë mandatin e dytë, flet Kamberi (VIDEO)

Shqiptarët e Luginës synojnë mandatin e dytë, flet Kamberi (VIDEO)

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se shqiptarët e Luginës së Preshevës synojnë mandatin e dytë në zgjedhjet në Serbi.

Kamberi, kryesues i listës së përbashkët shqiptare, ka bërë të ditur për Klan Kosova se në këto zgjedhje është shënuar dalje më e madhe e votuesve krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

"Rezultatet preliminare flasin se do të jetë prapë 66%, një dalje e lartë në krahasim me vitet e kaluara. Dhe do të jetë tregues i drejtpërdrejtë se a do ta sigurojmë mandatin e dytë, duke pasur parasysh pasivizimin e adresave dhe largimin e të rinjve sidomos për shkak të diskriminimit", deklaroi ai.

Kamberi theksoi se edhe përkundër këtyre problemeve, shqiptarët treguan entuziazëm për të dalë e për të votuar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.