Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë njoftoi se në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur në total tre të lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë.
Sipas informacioneve deri në orën 19:00, MSHMS njofton se aktualisht një protestues është i shtruar, kurse një protestues tjetër dhe një efektiv policie kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është paraqitur një efektiv policie, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.
Burimi: lajmi.net ↗

