KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pacolli: E ndaluar gjuetia në Parqet Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”

Pacolli: E ndaluar gjuetia në Parqet Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka rikujtuar se gjuetia është e ndaluar me ligj në territorin e Parqeve Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”, me rastin e hapjes së sezonit të gjuetisë.

Sipas njoftimit të pacollit, për parandalimin e gjuetisë së kundërligjshme do të shtohen masat e monitorimit dhe kontrollit në të dy parqet kombëtare.

Për këtë qëllim, do të angazhohen rojet e parqeve, dronët dhe kamerat kurth, si dhe do të zhvillohen patrullime në terren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe organet kompetente.

Pacolli ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së biodiversitetit dhe të kafshëve të egra, duke bërë thirrje për respektimin e ligjit dhe ruajtjen e natyrës.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në mbrojtjen e këtyre zonave të mbrojtura dhe të raportojnë rastet e gjuetisë së kundërligjshme./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.