KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Në stilin e qendërsulmuesit, Upamecano realizon kundër Freiburgut (VIDEO)

Në stilin e qendërsulmuesit, Upamecano realizon kundër Freiburgut (VIDEO)

Dayot Upamecano ka marrë rolin e protagonistit te Bayern Munichu, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në përballjen ndaj Freiburgut në Bundesligë.

Mbrojtësi francez nisi gjithçka nga faza defensive, ku pas një bllokimi mori topin dhe u nis drejt portës kundërshtare. Pas një kombinimi të bukur me Michael Olisen, Upamecano depërtoi deri përballë portierit dhe e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë 0:1 të bavarezëve.

Aksioni individual i francezit ishte mbresëlënës, pasi ai përshkoi një distancë të konsiderueshme me topin, përpara se ta përfundonte aksionin me saktësi, transmeton Klan Kosova.

Ky realizim ka potencialin të jetë ndër golat më të bukur të sezonit në futbollin gjerman.

Ndeshja mes Freiburgut dhe Bayern Munichut është ende në zhvillim.

🚨🇩🇪 | GOAL: DAYOT UPAMECANO OPENS THE SCORING FOR BAYERN MUNICH!

Freiburg 0-1 Bayern Munich. pic.twitter.com/tmSSVPXVRW

— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) October 25, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.