Lela Seferi, e cila u rikthye sërish me këngëtarin Leonardo Gashi, ka treguar disa detaje për marrëdhënien e tyre.
Ajo thotë se ka marrë një unazë premtimi nga i dashuri, por që nuk është propozim.
Këtë e bëri të ditur në “Sol” në Klan Kosova, teksa nuk e kishte të vendosur në dorë.
Foto: Screenshot/Instagram
Sa i përket asaj nëse do të ketë një propozim, ish-banorja e Big Brother theksoi se është akoma herët.
“E kam marrë për ditëlindje. Nuk e kam sot, do ta vendos vazhdimisht. është unaza e premtimit. Nuk është e propozimit. është herët, ka kohë për gjithçka”, shtoi mes tjerash.
Të njëjtit u njohën në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, ku edhe më pas vazhduan lidhjen.
Ata duket se patën një krizë në lidhje, por që tani janë bashkë sërish. /Telegrafi/

