KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Tifozët e kënduan emrin e tij – por duket se Man Utd do t’i ndaj rrugët me Carrickun

Tifozët e kënduan emrin e tij – por duket se Man Utd do t’i ndaj rrugët me Carrickun

Manchester United ka pësuar një tjetër goditje në Old Trafford, duke u mposhtur nga Bournemouthi (3-0), i cili vazhdon të tregojë se është kundërshtar i vështirë për “Djajtë e Kuq”.

Bournemouthi ka arritur të mbetet i pamposhtur në katër vizitat e fundit në “Old Trafford” në Ligën Premier, duke shënuar të paktën nga tre gola në secilën prej këtyre ndeshjeve.

Situata te Manchester Unitedi është gjithnjë e më shqetësuese. Skuadra ka grumbulluar vetëm 7 pikë në tetë ndeshjet e para të këtij sezoni në Ligën Premier, duke regjistruar fillimin më të dobët të një sezoni në kampionat që nga viti 1989/90.

Në qendër të vëmendjes është trajneri Michael Carrick. Edhe pse tifozët në Old Trafford kënduan emrin e tij dhe nuk duket se kanë armiqësi personale ndaj tij, para përfundimit të pjesës së parë pati edhe vërshëllima, ndërsa pakënaqësia për gjendjen e skuadrës po rritet.

Sipas gazetarit Nick Miller të “The Athletic”, do të ishte befasuese nëse klubi nuk do të njoftonte ndonjë vendim për të ardhmen e Carrickut të dielën mbrëma ose të hënën në mëngjes.

Nëse ai vazhdon të jetë në detyrë për ndeshjen e ardhshme ndaj Chelseat, të shtunën, kjo do të ishte e habitshme.

Megjithatë, pritet të ketë diskutime se Carrick nuk është problemi i vetëm i Manchester Unitedit dhe se largimi i tij nuk do t’i zgjidhte të gjitha vështirësitë e klubit. Por, siç thekson Miller, fakti që një ndryshim nuk do t’i zgjidhte të gjitha problemet, nuk do të thotë se nuk do të mund të zgjidhte disa prej tyre. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.