KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Janina Ymeri kërkon Komision Hetimor Parlamentar për tregtinë e energjisë elektrike

Janina Ymeri kërkon Komision Hetimor Parlamentar për tregtinë e energjisë elektrike

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë thirrje për bashkimin e deputetëve në mbështetje të themelimit të një Komisioni Hetimor Parlamentar për tregtinë e energjisë elektrike në Kosovë.

Përmes një postimi, Ymeri ka shprehur kritika ndaj mënyrës se si po trajtohet kjo çështje nga institucionet, duke përmendur Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe Prokurorinë Speciale.

Ajo ka pretenduar se, pavarësisht provave që sipas saj janë në dispozicion të institucioneve, në rend dite ka hyrë edhe rilicencimi i kompanive që, sipas saj, janë aktualisht nën hetim.

Ymeri ka kritikuar gjithashtu qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj asaj që ajo e cilëson si “mafia energjetike”, duke theksuar se deklarimet e saj i bën në cilësinë profesionale dhe jo politike.

Sipas deputetes së LDK-së, Kuvendi i Kosovës është institucioni ku duhet të kërkohet llogaridhënie për këtë çështje.

“Forma e vetme e çlirimit të qytetarëve të Kosovës nga kjo fajde pa fund, është Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ymeri.

Në fund, ajo u ka bërë apel deputetëve që, sipas saj, janë kundër kësaj dukurie, të bashkojnë forcat për themelimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për tregtinë e energjisë elektrike. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.