KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Drejtësia flet shqip në Evropë: Vehapi, Kastrati e Bejtullahu delegohen për ndeshje të mëdha nga UEFA

Drejtësia flet shqip në Evropë: Vehapi, Kastrati e Bejtullahu delegohen për ndeshje të mëdha nga UEFA

Gjyqtarët kosovarë po vazhdojnë të marrin vlerësime të larta dhe besim të plotë nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, për të ndarë drejtësinë në gara të rëndësishme ndërkombëtare.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur delegimet e reja në tri turne dhe kompeticione të ndryshme evropiane, duke konfirmuar progresin dhe profesionalizmin e gjyqtarëve nga Kosova:

Gjyqtarja kryesore Rita Vehapi dhe asistentja Fitore Govori janë caktuar për të referuar në tri ndeshje kualifikuese që do të zhvillohen në Turqi:

  • 26 tetor: Mali i Zi – Andorra

  • 29 tetor: Andorra – Armenia

  • 1 nëntor: Andorra – Turqia

26 tetor: Mali i Zi – Andorra

29 tetor: Andorra – Armenia

1 nëntor: Andorra – Turqia

Në turneun që do të zhvillohet në Shqipëri, drejtësia i është besuar gjyqtarit kryesor Visar Kastrati dhe asistentes Lumturije Muhadri në tri takime:

  • 29 tetor: NI Eastern – Piemonte Valle d’Aosta

  • 1 nëntor: Piemonte Valle d’Aosta – Shqipëria

  • 4 nëntor: Piemonte Valle d’Aosta – West Slovakia

29 tetor: NI Eastern – Piemonte Valle d’Aosta

1 nëntor: Piemonte Valle d’Aosta – Shqipëria

4 nëntor: Piemonte Valle d’Aosta – West Slovakia

Një treshe tjetër kosovare do të udhëtojë drejt Rumanisë për Ligën e Kampionëve për të Rinj. Gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu, së bashku me asistentët Bekim Rama dhe Fatlum Jashari, do të ndajnë drejtësinë në përballjen.

  • 28 tetor: Farul Constanța – Sheriff

28 tetor: Farul Constanța – Sheriff

FFK ka theksuar se këto emërime të njëpasnjëshme përbëjnë dëshmi të qartë për ngritjen e cilësisë së referimit kosovar, teksa u ka uruar gjyqtarëve suksese në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.