KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti porosi për shqiptarët e Luginës: Secila votë ka peshë për të ardhmen tuaj (VIDEO)

Kurti porosi për shqiptarët e Luginës: Secila votë ka peshë për të ardhmen tuaj (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që të dalin të votojnë dhe të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve që ende nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, Kurti ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.

Ai u ka bërë thirrje gjithashtu qytetarëve që t’i ftojnë edhe familjarët dhe miqtë e tyre për të votuar.

Kurti ka lidhur mbështetjen për këtë koalicion me përfaqësimin politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si dhe me përpjekjet për barazi dhe kundërshtimin e diskriminimit.

“Secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen tuaj”, ka shkruar Kurti në mesazhin e tij transmeton Klankosova.tv.

Ai ka përfunduar thirrjen duke kërkuar mbështetje për “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17, për një përfaqësim më të fuqishëm dhe për mundësinë që qytetarët ta ndërtojnë jetën në vendlindje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.