KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Përballje për t’u mbajtur në mend, tetë gola në ndeshjen Atalanta-Frosinone

Përballje për t’u mbajtur në mend, tetë gola në ndeshjen Atalanta-Frosinone

Serie A, kampionati që vazhdon të dëshmojë pse konsiderohet ndër më spektakolarët në Evropë, solli një ndeshje të jashtëzakonshme mes Atalantës dhe Frosinones, e cila përfundoi me rezultatin 4:4.

Tifozët në Bergamo panë tetë gola, përmbysje të rezultatit dhe emocione deri në fund. Frosinone kaloi fillimisht në epërsi, ndërsa Atalanta reagoi disa herë, por asnjëra skuadër nuk arriti ta siguronte fitoren, transmeton Klankosova.tv.

Romano Schmid ishte protagonisti i pjesës së parë për Frosinonen, duke realizuar dy gola, ndërsa Nikola Krstovic bëri të njëjtën gjë për Atalantën. Ederson, nga pika e bardhë e penalltisë, i dha avantazhin 2:2 vendasve, përpara se Krstovic ta mbyllte pjesën e parë me rezultatin 3:2.

Spektakli vazhdoi edhe pas pushimit. Giacomo Calò barazoi në 3:3, por Eljif Elmas riktheu epërsinë e Atalantës, duke e çuar rezultatin në 4:3. Frosinone nuk u dorëzua dhe arriti sërish të shënonte për të vendosur rezultatin përfundimtar 4:4.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.