KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Liverpooli mposht Brightonin, vazhdon serinë pozitive

Liverpooli mposht Brightonin, vazhdon serinë pozitive

Liverpooli ka shënuar fitore 2:0 ndaj Brightonit në Premierligë, duke regjistruar fitoren e parë në shtëpi në kampionat që nga prilli.

Kjo humbje i dha fund edhe serisë prej pesë ndeshjesh radhazi pa pësuar gol për Brightonin në të gjitha garat.

Liverpooli e nisi ndeshjen me synimin për të marrë kontrollin, por edhe mysafirët krijuan raste të rrezikshme në fazën e parë të takimit.

Brightoni pati mundësi të kalonte në epërsi, por Yasin Ayari nuk arriti të shfrytëzonte rastin e mirë, duke e dërguar topin mbi portë në një moment kur portieri Alisson ishte jashtë pozicionit.

Vendasit u treguan më efikasë dhe kaluan në epërsi pas një goditjeje të Florian Ëirtzit, e cila u devijua nga Pascal Gross dhe përfundoi në rrjetë.

Liverpooli nuk u ndal me kaq dhe arriti ta dyfishonte epërsinë. Bradley Barcola asistoi për Alexander Isakun, i cili realizoi për 2:0, duke e afruar skuadrën vendase drejt një fitoreje të rëndësishme.

Brightoni u përpoq të rikthehej në lojë dhe krijoi disa mundësi për të ngushtuar rezultatin. Ayari goditi shtyllën në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë Maxim De Cuyper ishte pranë golit, por ndërhyrja vendimtare e Trey Nyoni e mbajti të paprekur portën e Liverpoolit.

Pavarësisht përpjekjeve të mysafirëve, Liverpooli u mbrojt me sukses dhe e menaxhoi epërsinë deri në fund të takimit.

Për Brightonin, kjo ishte hera e parë këtë sezon në Premierligë që nuk arrin të shënojë gol. Skuadra kishte regjistruar gjithashtu një barazim pa gola ndaj Jablonec në ndeshjen e mesjavës.

Në anën tjetër, Liverpooli ka regjistruar gjashtë fitore në shtatë ndeshjet e fundit, me vetëm një humbje, duke konfirmuar formën e mirë në javët e fundit.

Pas kësaj fitore, Liverpool ngjitët në vendin e katërt me 15 pikë të tubuara në një më pak se Brighton që renditet e treta. 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.