KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Çmimet e naftës nuk zbresin në Kosovë, ja sa shiten sot

Çmimet e naftës nuk zbresin në Kosovë, ja sa shiten sot

Çmimet e derivateve të naftës vazhdojnë të qëndrojnë në nivelin e lartë.

Sot në pikat për shitjen e karburanteve në Prishtinë një litër naftë kushtonte 1 euro e 90 centë, një litër benzinë 1 euro e 63 centë, ndërsa dizel plus 1 euro e 92 centë.

Çmimet e naftës në Kosovë, sikur edhe në vendet e tjera, nisën të shtrenjtohen pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme, në muajin shkurt 2026.

Në fillim të muajit mars, ato silleshin nga 1,15 deri në 1,25 centë, ndërsa në muajin prill 1,89 euro për litër të naftës, 1,46 për litër të benzinës.

Po në atë muaj, MINT vendosi çmimin tavan për karburantet për tre muaj, por ministria kishte zgjatur mundësinë e aplikimit deri në 150 ditë para se ta hiqte plotësisht në fillim të shtatorit.

Në muajin maj, çmimi maksimal për naftën ishte 1,68 euro për litër, ndërsa benzina 1,49. Ndërsa në fillim të korrikut, nafta kushtonte 1,39 euro, benzina 1,35 euro.

Shtatori ndërkaq solli ngritje, ku një litër naftë sillej nga 1,95 deri në 1,97 euro, ndërsa benzina rreth 1,65 euro.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.