KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

“Amatera”, Sadiku i LDK-së: Vetëm dje mbi dy milionë euro kushtoi importi i rrymës

“Amatera”, Sadiku i LDK-së: Vetëm dje mbi dy milionë euro kushtoi importi i rrymës

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka reaguar lidhur me shifrat e importit të energjisë elektrike në Kosovë.

Në një postim në rrjetin social, të dielën, Sadiku ka thënë se vetëm dje mbi dy milionë euro janë shpenzuar për importin e rrymës.

“Derisa, po arsyetohen për mosfunksionimin e blloqeve B1 dhe B2, paska ra edhe blloku A3. Domethanë, mbi 2 MILIONË EURO i kemi shpenzu dje për import të rrymës. DJE. VETËM DJE! 2 MILIONË”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se si gjithmonë faturën e paguajnë qytetarët.

“Mos u nalni, amatera! Derisa ta shkatërroni krejt. KEK-un, buxhetin, shtetin. E faturën, si gjithmonë, e paguajnë qytetarët”, ka shkruar Sadiku. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.