Tom Brady, ish-ylli i NFL-së, është përfshirë në thashetheme për një romancë të mundshme me supermodelen Candice Swanepoel, katër vjet pas divorcit nga Gisele Bundchen.
Sipas një burimi të cituar nga Us Weekly, 49-vjeçari dhe modelja 38-vjeçare po takohen prej njëfarë kohe. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk i ka konfirmuar publikisht këto raportime.
Swanepoel dhe Bündchen kanë një të përbashkët: të dyja kanë qenë engjëj të Victoria’s Secret. Bündchen u largua nga marka në vitin 2006, ndërsa Swanepoel debutoi në sfilatat e saj një vit më vonë, shkruan DailyMail.
Brady ishte i martuar me Bündchen nga viti 2009 deri në divorcin e tyre në vitin 2022.
Ish-çifti ka dy fëmijë, Benjamin dhe Vivian, ndërsa sportisti ka edhe një djalë, Jack, nga lidhja e mëparshme me aktoren Bridget Moynahan.
Nga ana tjetër, Swanepoel ka qenë në një lidhje shumëvjeçare me modelin brazilian Hermann Nicoli. Ata u fejuan në vitin 2015 dhe kanë dy djem, por u ndanë në vitin 2018.
Pas divorcit, Brady është përfolur edhe për romanca të mundshme me modelen Irina Shayk dhe influencuesen Alix Earle.
Deri tani, megjithatë, nuk ka konfirmim zyrtar për një lidhje mes tij dhe Swanepoel. /Telegrafi/

