Interi ka marrë një fitore dramatike ndaj Fiorentinës, duke përmbysur gjithçka në minutat shtesë të ndeshjes së zhvilluar në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.
Fiorentina ishte shumë pranë një rezultati të madh në “San Siro”, pasi Alex Jimenez kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 65-të, me një supergol nga distanca, transmeton Klankosova.tv.
Interi nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë me Marcus Thuram në minutën e 90-të. Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Piotr Zielinski shënoi nga penalltia në minutën e 98-të, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 22 pikëve, aq sa ka edhe Lazio, ndërsa Fiorentina vazhdon krizën e madhe, duke mbetur në vendin e 18-të me vetëm katër pikë.
Në xhiron e ardhshme, Interi përballet me Venezian, kurse Fiorentina e pret Atalantën. / Klankosova.tv

