KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Meloni drejt dorëheqjes në vitin 2027, Italia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Meloni drejt dorëheqjes në vitin 2027, Italia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, mund të japë dorëheqjen në mars të vitit 2027, menjëherë pas samitit të Këshillit Evropian në Romë, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas raportimit të së përditshmes La Repubblica, ky opsion tashmë është diskutuar mes Melonit dhe partnerëve të koalicionit qeverisës (Salvini, Tajani dhe Lupi).

Ideja është që pas shënimit të 70-vjetorit të Traktateve të Romës, kryeministrja t’i kërkojë Presidentit shpërndarjen e Parlamentit.

Si datë e parë e mundshme për votimet përmendet 16 maji 2027, por skenari më i favorshëm shihet bashkimi i zgjedhjeve të përgjithshme me ato lokale në qershor, pak muaj para përfundimit të rregullt të mandatit.

Ndërkohë që e djathta ka nisur përgatitjet për garën në qytetet kryesore si Roma, Milano, Napoli, Torino e Bolonja, krerët e koalicionit deklarojnë publikisht se mandati do të shkojë deri në fund, duke e lënë këtë lëvizje ende në nivelin e një skenari mediatik pa vendim zyrtar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.