KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“SOL” sjell në fokus famën, jetën private të fytyrave publike dhe paragjykimet (VIDEO)

“SOL” sjell në fokus famën, jetën private të fytyrave publike dhe paragjykimet (VIDEO)

Në emisionin e sotëm të "SOL" në Klan Kosova, të drejtuar nga Djellza Daka, në fokus ishin fama, dinjiteti, jeta private dhe standardet e dyfishta që shoqëria vazhdon t’i vendosë, veçanërisht ndaj grave.

Të ftuarat Lela Seferi, Ledina Kajtazi, Qëndresa Demaj dhe Lena Berisha ndanë mendimet e tyre për mënyrën se si personazhet publike e menaxhojnë famën, ndikimin e komenteve në rrjetet sociale dhe prirjen për të tërhequr vëmendjen përmes skandaleve.

Gjatë diskutimit, ato theksuan se fama nuk nënkupton domosdoshmërisht respekt dhe se vlera e një personi nuk duhet të matet vetëm me numrin e ndjekësve apo klikimeve.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte dashuria pas ndarjes dhe paragjykimet që shoqërojnë nisjen e një lidhjeje të re.

Të ftuarat diskutuan për presionin shoqëror ndaj grave, duke vënë në pah se nuk ekziston një afat i caktuar për të nisur një lidhje të re, pasi kjo varet nga përjetimet dhe gatishmëria emocionale e secilit./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.