KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hoti kërkon nga presidentja të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së

Hoti kërkon nga presidentja të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka përgatitur një kërkesë drejtuar presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me të cilën kërkon që Bashkim Nurboja të mos dekretohet si anëtar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Përmes një postimi në Facebook, Hoti shkroi se kërkesa bazohet në argumente kushtetuese dhe ligjore, të cilat, sipas tij, synojnë mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të BQK-së.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve që ta nënshkruajnë kërkesën deri nesër, në orën 11:00, në mënyrë që ajo t’i përcillet presidentes.

“Kërkesa, e bazuar në argumentet kushtetuese dhe ligjore të paraqitura në letrën drejtuar Presidentes, synon mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të Bankës Qendrore të Kosovës. Ftoj deputetët ta nënshkruajnë kërkesën nesër deri në orën 11:00, në mënyrë që ajo t’i përcillet Presidentes. Kjo nuk është çështje partie. Është çështje e pavarësisë së BQK-së dhe respektimit të Kushtetutës”, shkroi Hoti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.