KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Trazirat në qendër të Barcelonës ngrenë alarmin, a do të zhvillohet ndeshja e shumë pritur e El Clasicos

Trazirat në qendër të Barcelonës ngrenë alarmin, a do të zhvillohet ndeshja e shumë pritur e El Clasicos

Skenat e rënda të dhunës dhe përleshjet me policinë në qendër të Barcelonës kanë ngritur alarmin e sigurisë pak orë para derbit të madh ndaj Real Madridit, i cili zhvillohet sonte në “Spotify Camp Nou”.

Trazirat e së shtunës në sheshin “Plaça de Catalunya” përfunduan me rreth 100 persona të arrestuar (mes tyre 27 të mitur), zjarre në mbi 30 lokacione dhe 14 biznese të dëmtuara e të plaçkitura, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Protestat e organizuara përmes rrjeteve sociale u frymëzuan nga lëvizjet studentore në Francë dhe autoritetet konfirmuan se ato nuk kishin asnjë lidhje me ndeshjen e futbollit.

Megjithëse ngjarjet rikthyen në kujtesë tetorin e vitit 2019 kur “El Clasico” u shty për shkak të tensioneve politike katalanase këtë herë situata është krejtësisht ndryshe. Përballja e sotme nuk është shënjestruar nga protestuesit dhe asnjë institucion nuk ka kërkuar ndryshimin e orarit.

Ndeshja ishte klasifikuar si duel me rrezikshmëri të lartë qysh më 14 tetor, andaj masat policore rreth stadiumit dhe në pikat kryesore të qytetit janë në nivelin maksimal.

Sfida mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet sipas planit të paraparë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.