KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Goditje e rëndë për Real Madridin para El Clasico-s, Courtois jashtë për shkak të gripit

Goditje e rëndë për Real Madridin para El Clasico-s, Courtois jashtë për shkak të gripit

Real Madridi ka marrë një lajm të hidhur pak orë para përballjes së madhe ndaj Barcelonës, e vlefshme për xhiron e 10-të të La Ligës.

Portieri titullar, Thibaut Courtois, nuk do të jetë në dispozicion për derbin e sotëm për shkak të një gripi të papritur.

Gardiani belg ishte paraparë të niste ndeshjen nga minuta e parë, mirëpo problemet shëndetësore e kanë detyruar stafin teknik ta lërë jashtë planeve në çastet e fundit, transmeton Klankosova.tv.

Në mungesë të tij, vendin mes shtyllave pritet ta zërë Andriy Lunin. Ndërkohë, për të kompletuar listën e portierëve, klubi madrilen ka ftuar me urgjencë talentin e ri ukrainas, Ilya Voloshyn, i cili do t’i bashkohet skuadrës së parë për këtë duel.

Mungesa e Courtois përbën një goditje të ndjeshme për madrilenët, marrë parasysh peshën dhe sigurinë që ai ofron në ndeshje të këtij kalibri.

Deri më tani, Real Madridi nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi kohëzgjatjen e rikuperimit të tij.

Përballja e zjarrtë mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 në “Camp Nou”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.