Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    ESHS-Maqedoni: Inflacioni në dhjetor ishte 4.1%

    January 8, 2026

    Ferati thërret Shtabin Emergjent, diskutohet rreth situatës nga vërshimet në Istog

    January 8, 2026

    Rritja e nivelit të lumenjve në Kosovë, IHMK publikon të dhënat

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • ESHS-Maqedoni: Inflacioni në dhjetor ishte 4.1%
    • Ferati thërret Shtabin Emergjent, diskutohet rreth situatës nga vërshimet në Istog
    • Rritja e nivelit të lumenjve në Kosovë, IHMK publikon të dhënat
    • Nora Istrefi dhe Roberti bashkë në pushime dimërore
    • Orët vendimtare, City po e mbyll transferimin e Semenyos
    • Komuna e Rahovecit nis regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet
    • Pas Novoselës, evakuime edhe në Fier, Sukth e Katund të Ri
    • Moti i ligë godet Stambollin, erërat me 100 kilometra në orë ia vështirësojnë uljen e aeroplanit pilotit – anulon aterrimin në sekondën e fundit
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 8
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » “Klithma” që nuk shuhet

    “Klithma” që nuk shuhet

    korrektpressBy korrektpressJanuary 5, 2026 Alketa gashi-fazliu 2 Mins Read
    “Klithma” që nuk shuhet
    “Klithma” që nuk shuhet
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Libri i ri i Alketa Gashi Fazliu sjell zërin e fëmijëve të luftës, të rritur sot, por me plagë që flasin ende

    “Klithma” është libri më i ri me klithmat dëshmuese të një lufte që e harron vetëm autori dhe shkaktuesi i saj, por që e ka të tatuuar, të paheqshëm, në shpirt një popull i tërë me martirë dhe lëndime.

    Në këto rrëfime ka dritë fjale dhe ndërgjegjeje të viktimave-fëmijë, të cilët sot, në moshë madhore, kërkojnë një botë më të bukur, më të drejtë dhe me shpirt njerëzor.

    Janë heronj të heshtur, për të cilët krenaria nuk vjen nga fjalët e mëdha, por nga qëndrueshmëria përballë dhimbjes dhe nga jeta që vazhdojnë ta ndërtojnë çdo ditë, si qytetarë të Kosovës sime, rrëfen autorja me një zë që vjen nga thellësia e kujtesës dhe përgjegjësisë morale.

    Ky libër nuk është vetëm dëshmi, por edhe kujtesë morale. Ai i fton lexuesit të mos harrojnë se pas çdo plage ka një histori jete, pas çdo heshtjeje një klithmë dhe pas çdo fëmije të gjymtuar – një forcë njerëzore që refuzon të dorëzohet.


    “Klithma” është thirrje për ndërgjegje, drejtësi dhe empati.

    Autorja, Alketa Gashi Fazliu, është një emër i njohur në letërsinë shqipe, me disa libra të botuar më herët, ndër të cilët veçohen “Pikë”, “Ato gdhendin dhimbjen” dhe “Gjarpri i fqinjit”. Ajo është autore e rreth 15 veprave letrare, disa prej të cilave janë përkthyer në anglisht dhe frëngjisht. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Alketa Gashi-Fazliu boton librin “Klithma”

    LEXO GJITHASHTU

    ESHS-Maqedoni: Inflacioni në dhjetor ishte 4.1%

    January 8, 2026

    Ferati thërret Shtabin Emergjent, diskutohet rreth situatës nga vërshimet në Istog

    January 8, 2026

    Rritja e nivelit të lumenjve në Kosovë, IHMK publikon të dhënat

    January 8, 2026

    Nora Istrefi dhe Roberti bashkë në pushime dimërore

    January 8, 2026
    TË TJERA

    Orët vendimtare, City po e mbyll transferimin e Semenyos

    January 8, 2026

    Komuna e Rahovecit nis regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

    January 8, 2026

    Pas Novoselës, evakuime edhe në Fier, Sukth e Katund të Ri

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.