Shoqata e Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta anesteziologu Zekë Zeka.
Përmes një postimi në Facebook, kjo shoqatë ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e Zekës.
“Ndarja e tij nga jeta është një humbje e dhimbshme për familjen, miqtë dhe komunitetin tonë profesional. Profesioni ynë na lidh përmes përgjegjësisë për jetën, sfidave të përbashkëta dhe solidaritetit mes kolegëve. Me këtë ndjenjë, do ta ruajmë me respekt kujtimin e Dr. Zekë Zekës si pjesë të komunitetit tonë”.
“Në emër të SHAIK, familjes Zeka, të afërmve dhe kolegëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. U prehtë në paqe! I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, thuhet në njoftimin e shoqatës./Klankosova.tv

