KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

DJ Dagz tregon gjendjen e rëndë të babait: Po lufton për jetën në spital

DJ Dagz tregon gjendjen e rëndë të babait: Po lufton për jetën në spital

DJ Dagz ka ndarë me ndjekësit një moment të vështirë familjar, duke bërë të ditur se babai i tij ndodhet në spital dhe prej tri ditësh është i intubuar, ndërsa po lufton për jetën.

Përmes një postimi në Instagram, artisti ka treguar se gjatë 17 viteve të karrierës si DJ është përballur me shumë sfida, por babai i tij ka qenë gjithmonë mbështetja kryesore dhe personi që e ka inkurajuar të mos heqë dorë nga muzika.

Dagz ka zbuluar se kishte një event të planifikuar, por gjendja shëndetësore e të atit ia ka bërë të vështirë mendimin për të dalë në skenë.

Megjithatë, kujtimi i fjalëve dhe mbështetjes së vazhdueshme të babait po i jep forcë të vazhdojë.

Në mesazhin e tij prekës, artisti ka shprehur shpresën që babai ta kalojë këtë betejë dhe të kthehet sa më shpejt pranë familjes.

Ai ka theksuar se dëshiron të jetë i fortë, ashtu siç i ati e ka mësuar gjithmonë të jetë. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.