KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

E lindur dhe e rritur në Slloveni, 25-vjeçarja zgjedh Kosovën për karrierën muzikore (VIDEO)

E lindur dhe e rritur në Slloveni, 25-vjeçarja zgjedh Kosovën për karrierën muzikore (VIDEO)

Ariona Telaku, këngëtarja 25-vjeçare me prejardhje nga Kosova, e lindur dhe e rritur në Slloveni, ishte e ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku foli për rrugëtimin e saj muzikor, lidhjen me atdheun dhe planet për të ardhmen.

E rritur në një familje ku muzika zë një vend të veçantë, Ariona tregoi se nisi të këndonte që në moshën gjashtëvjeçare, fillimisht së bashku me babanë, për të vazhduar më pas me korin e shkollës dhe muzikën klasike.

Ndërsa karrierën muzikore nisi ta zhvillonte më seriozisht në vitin 2021.

Pavarësisht se jeton në Slloveni, ajo ka zgjedhur Kosovën për të ndërtuar karrierën e saj.

“Ku ka më mirë se në shtëpi”, u shpreh Ariona.

Gjatë intervistës, këngëtarja foli edhe për përkrahjen e familjes, veçanërisht të babait, të cilin e cilësoi si një nga kritikët e saj më të mëdhenj, por edhe si një mbështetje të rëndësishme në rrugëtimin artistik./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.