KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Talenti i Era Krasniqit u zbulua nga babai, 13-vjeçarja rrëfen rrugëtimin në muzikë (VIDEO)

Talenti i Era Krasniqit u zbulua nga babai, 13-vjeçarja rrëfen rrugëtimin në muzikë (VIDEO)

13-vjeçarja Era Krasniqi ishte e ftuar në emisionin "Weekend" në Klan Kosova, ku foli për rrugëtimin e saj në muzikë, sukseset në festivale dhe ëndrrat për të ardhmen.

Ajo tregoi se me muzikë ka nisur të merret që në moshën nëntëvjeçare, pasi talentin e saj e kishte vërejtur babai, i cili e kishte inkurajuar të ndiqte këtë rrugë.

Një ndër këngët më të veçanta për Erën është “Letër babait në mërgim”, të cilën ia ka kushtuar babait të saj që jeton larg familjes.

"Vet kam pasur dëshirë dhe e ka merituar", u shpreh Era, duke treguar se kënga ka një domethënie të veçantë për të dhe familjen e saj.

13-vjeçarja ka të publikuara disa këngë dhe ka marrë çmime të ndryshme në festivale muzikore./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.