KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protesta e djeshme në Shqipëri, pezullohet një polic

Protesta e djeshme në Shqipëri, pezullohet një polic

Policia e Shqipërisë ka reaguar pas protestës së djeshme të zhvilluar në Tiranë, ku pesë punonjës policie mbetën të plagosur nga sulmet me gurë, bomba molotov dhe mjete të tjera.

Ndërkohë, pas publikimit të pamjeve ku një polic i Forcës së Posaçme "Shqiponja" dyshohet se ka tejkaluar kompetencat, ai është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim administrativ.

“Ndërkohë, pas publikimit në media të një rasti ku një punonjës policie shfaqet në tejkalim të detyrës dhe mosrespektim të parimit të proporcionalitetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezulloi nga detyra punonjësin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, inspektor A. K., dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin administrativ”.

“Mbrojtja e jetës, shëndetit dhe sigurisë së çdo qytetari është një detyrim parësor i Policisë së Shtetit dhe do të hetohet me paanshmëri e profesionalizëm çdo rast i dyshuar për tejkalim të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë./TCh

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.