Gara për Topin e Artë ka marrë një kthesë të re. Harry Kane po shihet si favoriti kryesor për çmimin, ndërsa kuotat për Lamine Yamalin janë rritur ndjeshëm, nga 3.25 në 6.00.
Sulmuesi i Bayern Munichut ka realizuar 73 gola në 65 ndeshje zyrtare, ndërsa në votimin për çmimin “100 MARCA” përfundoi i pari me 3.962 pikë, vetëm 25 më shumë se Yamal. Kylian Mbappé u rendit i treti me 3.440 pikë.
Pavarësisht këtij zhvillimi, fituesi i Topit të Artë ende nuk është shpallur. Nëse triumfon, Yamal do të bëhet lojtari më i ri që e fiton këtë çmim. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

