Inteligjenca artificiale e sheh Barcelonën favorite për El Clásicon e së dielës kundër Real Madridit, duke parashikuar fitore me rezultat 2-1.
Sipas analizës së publikuar nga Goal.com, katalanasit kanë avantazh falë formës së shkëlqyer në kampionat dhe faktit që luajnë në Camp Nou.
Barcelona kryeson La Ligën me 27 pikë, ndërsa Reali renditet i treti me 21.
Mungesa e Vinicius Juniorit për shkak të pezullimit është një goditje për madrilenët, të cilët do të mbështeten te Kylian Mbappe për të rrezikuar portën kundërshtare.
Megjithatë, Reali mbetet i rrezikshëm në kundërsulme, ndaj parashikohet një përballje e luftuar deri në fund.
Parashikimi i AI: Barcelona 2-1 Real Madrid.
Burimi: zeri.info ↗

