Trazirat që shpërthyen të shtunën në qendër të Barcelonës kanë ngritur shqetësime për sigurinë para El Clásicos kundër Real Madridit.
Rreth 100 persona u arrestuan pas përleshjeve me policinë, ndërsa u raportuan zjarre dhe dëmtime të bizneseve.
Situata ka rikthyer kujtimet e vitit 2019, kur për shkak të protestave në Katalonjë, El Clásico u shty për arsye sigurie.
Ndeshja e së dielës ishte shpallur me rrezikshmëri të lartë që më 14 tetor, përpara trazirave të fundit.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë vendim zyrtar për shtyrjen apo anulimin e ndeshjes.
Barcelona dhe Real Madridi pritet të përballen në Camp Nou në orën 21:00, nëse autoritetet nuk njoftojnë ndryshe.
Në vitin 2019, sfida u zhvendos nga data e planifikuar dhe u zhvillua më 18 dhjetor, pas një vendimi të autoriteteve të futbollit spanjoll. /Zëri

