Barcelona po përgatit një koreografi gjigante në tribunat e Spotify Camp Nou për El Clásicon e së dielës kundër Real Madridit.
Sipas Marca, klubi katalanas po i mban të fshehta detajet e mozaikut, i cili synon të krijojë një atmosferë madhështore në rikthimin e José Mourinhos në Camp Nou.
Barcelona dëshiron që tifozët t’i motivojnë lojtarët e Hansi Flickut dhe që skuadra të reagojë pas humbjes ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.
Edhe të ardhurat pritet të jenë të jashtëzakonshme. El Clásico i sezonit të kaluar, më 10 maj, u ndoq nga 62.213 spektatorë dhe solli 16,5 milionë euro nga shitja e biletave.
Këtë herë, katalanasit shpresojnë ta tejkalojnë atë rekord. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

