KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kolona në Bërnjak, serbët nga Kosova nisen për të votuar në Serbi

Kolona në Bërnjak, serbët nga Kosova nisen për të votuar në Serbi

Një kolonë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Bërnjakut, ndërsa qytetarë serbë nga Kosova po udhëtojnë drejt Serbisë për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas mediave lokale në veri, kolona shtrihet në disa qindra metra dhe është krijuar nga fluksi i qytetarëve që janë nisur drejt vendvotimeve.

Për votuesit nga komunat e Kosovës janë caktuar vendvotime në Rashkë, Vranjë, Kurshumli dhe Tutin. Votimi ka nisur në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00.

Qytetarët serbë nga Kosova po votojnë në këto qytete, pasi autoritetet e Republikës së Kosovës nuk lejojnë organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e vendit që nga viti 2023.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.