KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Kur rikthehet B2? KEK-u jep afatin dhe kundërshton zërat për “kolaps energjetik”

​Kur rikthehet B2? KEK-u jep afatin dhe kundërshton zërat për “kolaps energjetik”

Njësia B2 e Termocentralit Kosova B pritet të rikthehet në operim mëngjesin e së hënës, më 26 tetor. Kështu ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës, pas ndaljes së njësisë për shkak të një defekti teknik.

Sipas KEK-ut, sanimi i defektit po zhvillohet me dinamikë të përshpejtuar dhe pritet të përfundojë të dielën në mbrëmje.

“Sipas vlerësimeve aktuale dhe dinamikës së punimeve, sanimet pritet të përfundojnë deri të dielën në mbrëmje, ndërsa rikthimi i njësisë B2 në operim parashihet të realizohet mëngjesin e së hënës, më 26 tetor 2026, pra brenda një periudhe prej rreth dy ditësh nga ndalja e kontrolluar”, thuhet në njoftim.

Korporata ka kundërshtuar cilësimin e kësaj ndaljeje si “kolaps energjetik” dhe parashikimet për humbje milionëshe. Sipas saj, këto vlerësime nuk mbështeten në të dhëna dhe analiza të verifikuara.

KEK-u thekson se defekte teknike mund të paraqiten në çdo termocentral, përfshirë ato me teknologji më të re.

Në njoftim vlerësohet angazhimi i ekipeve teknike dhe punonjësve për sanimin e defektit dhe vazhdimësinë e prodhimit të energjisë elektrike.

Korporata shprehet se mirëpret kritikat konstruktive dhe interesimin e mediave, duke kërkuar raportim mbi fakte të verifikuara.

Para dy ditësh, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) bëri të ditur se për shkak të problemeve teknike të evidentuara, njësia B2 e TC Kosova B do të ndalet në mënyrë të kontrolluar më 24.10.2026, rreth orës 00:15.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.