KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Francë, protestat masive shoqërohen me përleshje dhe qindra arrestime

Francë, protestat masive shoqërohen me përleshje dhe qindra arrestime

Afro 1,000 persona janë arrestuar pasi qindra mijëra njerëz morën pjesë në një tjetër ditë protestash në Francë, të cilat të shtunën u shoqëruan me përleshje në disa qytete të vendit.

Pas demonstratave kryesisht paqësore gjatë ditës, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit në disa qytete, përfshirë Parisin. Në Marsejë, protestuesit u vunë flakën barrikadave, ndërsa në Bordo u dëmtua një dyqan.

Megjithatë, autoritetet kanë arritur deri më tani të shmangin trazirat dhe plaçkitjet në shkallën e fundjavës së kaluar, kur Franca u përball me disa nga skenat më të rënda të çrregullimit publik në historinë e saj moderne.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Francës, rreth 410 mijë persona morën pjesë në protestat e së shtunës, ndërsa sindikatat vlerësuan numrin e protestuesve në rreth 800 mijë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Për garantimin e sigurisë u angazhuan rreth 70 mijë policë, ndërsa në disa qytete u vendosën kufizime për të parandaluar përshkallëzimin e protestave kundër kostos së lartë të jetesës dhe kushteve të dobëta në shkolla.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte përcaktuar në fillim të javës se do të lejoheshin vetëm demonstratat e organizuara nga sindikatat e njohura. Ndërkohë, ditët e fundit, qindra persona janë dënuar me burgim për vandalizëm, zjarrvënie dhe plaçkitje, pas shqyrtimit të përshpejtuar të rasteve në gjykata.

Në Paris, përleshjet mes protestuesve dhe policisë së trazirave shpërthyen në fund të një marshimi paqësor, i cili nisi në zonën Porte d’Italie dhe përfundoi drejt Porte de Vincennes.

Gjatë ndërhyrjes, disa protestues ngritën barrikada të improvizuara dhe hodhën objekte në drejtim të policisë. Ndërkohë, policia përdori shkopinj gome për të shpërndarë grupe të rinjsh të maskuar, të cilët po thyenin xhamat e një autosalloni.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, deklaroi se në pjesën e pasme të marshimit ishin mbledhur disa mijëra aktivistë radikalë, mes tyre rreth 500 persona të identifikuar si pjesëmarrës në trazira.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.