Tottenham Hotspur ka arritur një fitore të madhe si mysafir duke mposhtur Chelsean me rezultat 2-0 në Premierligë – suksesi i tyre i dytë në 37 vizitat e fundit në “Stamford Bridge” dhe fitorja e parë në udhëtim për këtë edicion.
Pas një pjese të parë të kujdesshme dhe pa gola nën shiun e Londrës, fati i derbit u vulos në fraksionin e dytë, transmeton Klankosova.tv.
Në epërsi mysafirët kaluan pas një gafe të rëndë të portierit vendas Mike Penders, i cili grushtoi gabimisht topin në portën e tij pas një goditjeje nga këndi. Situata për nikoqirët u përkeqësua kur Cole Palmer u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Fitoren e Tottenhamit e vulosi Mathys Tel tri minuta para fundit, duke shënuar për 2-0 pas një depërtimi individual.
Me këtë trepikësh, Tottenhami ngjitet në pozitën e 12-të në tabelë, ndërsa Chelseat i ndërpritet seria prej gjashtë ndeshjeve pa humbje në shtëpi.

