KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tensione dhe përleshje në Francë: Arrestohen 55 persona, shumica të mitur

Tensione dhe përleshje në Francë: Arrestohen 55 persona, shumica të mitur

Një fund i tensionuar ka karakterizuar protestën e mbajtur në qytetin Toulon, në jug të Francës, pas disa përleshjeve të njëpasnjëshme mes protestuesve dhe forcave policore, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Sipas prefektit lokal, situata u përshkallëzua kur drejt forcave të rendit u hodhën bomba tymuese dhe mjete të forta, teksa nga disa varka u qëllua edhe me flakadanë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Pas këtyre tensioneve, rreth 150 persona u grumbulluan në rrugët e qytetit dhe u vunë flakën kontejnerëve të mbeturinave para se të shpërndaheshin. Si pasojë e situatës së krijuar, autoritetet nxorën me urgjencë një urdhër për ndalimin e grumbullimeve publike.

Deri më tani raportohet për 55 persona të arrestuar, prej të cilëve 33 janë të mitur, ndërsa rreth 11 persona po mbahen në paraburgim policor.

Nga përplasjet e dhunshme mbetën të lënduar dy pjesëtarë të policisë dhe dy protestues.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.