KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lutfi Dalipi vazhdon shkëlqimin në Zvicër, shënon sërish për Vaduzin

Lutfi Dalipi vazhdon shkëlqimin në Zvicër, shënon sërish për Vaduzin

Lutfi Dalipi ka vazhduar me paraqitje të mira në futbollin zviceran, duke shënuar golin e pestë këtë edicion në kampionat.

Sulmuesi 20-vjeçar realizoi golin e vetëm për Vaduzin në humbjen 2-1 ndaj Servettes, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të të Superligës së Zvicrës.

Dalipi e gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 77-të, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e skuadrës, e cila u mposht në udhëtim.

Sulmuesi kosovar e kompletoi ndeshjen, njësoj si bashkëkombësi i tij Liridon Berisha, që gjithashtu luajti për Vaduzin.

Ndërkohë, portieri Leo Besson qëndroi në bankën rezervë te Servette.

Përveç pesë golave të realizuar këtë sezon në kampionat, Dalipi ka dhënë edhe nëntë asistime, duke kontribuar ndjeshëm në lojën ofensive të Vaduzit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.