KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Super çikat e Kosovës – Kombëtarja në hendboll fiton dy ndeshjet kundër Estonisë, e fillon mbarë fazën kualifikuese për në Botëror

Super çikat e Kosovës – Kombëtarja në hendboll fiton dy ndeshjet kundër Estonisë, e fillon mbarë fazën kualifikuese për në Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll për vajza ka kaluar me sukses raundin e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027, duke e eliminuar Estoninë pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Prishtinë.

Fitorja bindëse e së premtes, me rezultat 39:22, ishte vendimtare për Kosovën, e cila siguroi avancimin në raundin e fundit kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Në ndeshjen e dytë, të zhvilluar sot, Estonia triumfoi me rezultat 27:25. Paraqitja e Kosovës nuk ishte në nivelin e ndeshjes së parë, gjë që u shfrytëzua nga hendbollistet estoneze për të shënuar fitore me dy gola dallim.

Merlinda Qorraj ishte hendbollistja më efikase e Kosovës në këtë përballje, me nëntë gola të shënuar, ndërsa Mirela Gjikokaj kontribuoi me katër gola. Portierja Aurora Kryeziu regjistroi 12 pritje.

Kosova, kështu, për herë të tretë radhazi ka kaluar me sukses raundin e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Tani, Kombëtarja e Kosovës pret shortin për raundin e fundit kualifikues, ku do të synojë ta vazhdojë rrugëtimin drejt Botërorit 2027.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.