KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

S’ka qetësi: Vlon Tirana, tri protesta në një ditë (VIDEO)

S’ka qetësi: Vlon Tirana, tri protesta në një ditë (VIDEO)

Protestat e studentëve në Tiranë vazhduan sot edhe në ditën e 12-të.

Protestuesit që të shtunën u organizuan në tri grupe, u vendosën edhe në vende të ndryshme të Tiranës.

Ata të organizuar nga Partia Demokratike, e Sali Berishës, u pozicionuan, para kryeministrisë. Aty i dogjën jastëkët, që kryeministri Edi Rama, i vendosi si ftesë për dialog.

Megjithatë, ky i fundit, secili nga protestuesit e dhunshëm, thotë se do ta mbajë përgjegjësi.

Thirrjeve të ndryshme në rrjete sociale që protestuesit të marrin me vete mjete të forta e bomba molotovi, iu përgjigj edhe policia. Ata thonë se shteti tashmë ka nisur edhe procedimet penale.

Për ditën e 12 të protestave, edhe të uniformuarit morën udhëzime të qarta se si të veprojnë meqë numri i protestuesve të shtunën ishte më i madh.

Për shpërndarjen e turmës u përdor edhe gazi lotsjellës, nga i cili kërkuan ndihmë mjekësore, protestuesit, punojësit e mediave e po ashtu edhe policë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.